Percloud crowdfunding, Albanian Translation

(this is a translation in Albanian of my percloud crowdfunding call, kindly provided by Gagi Berani. An Italian translation is here. Thanks in advance to whoever may provide translations in other languages)

Permbledhje e shkurte

Unë jam një autor freelance, hulumtues, dhe aktivist që punon në çeshtjet e të drejtave digjitale dhe të Softuerit të lirë. Mund të lexoni lidhur më punën dhe background-in tim këtu.

Qëllimi i kësaj fushate është mbledhja e fondeve për punën fillestare në hulumtimin e alternativave të Gmail, Facebook, Dropbox dhe shërbimeve tjera të cilët përkohësisht i kam quajtuar “percloud”. Shkurt, kjo ka të bëj me integrimin e softuerit ekzistues të lirë për të pasur një pako të alternativave që mund të ekzekutohet në cilindo kompjuter dhe ofron të njëjtat shërbime sikur ato portale, duke qenë thuajse poaq të lehta për përdorim. Për të mësuar më shumë, si do të funksiononte kjo si dhe pse unë mendoj se është ndryshe, shumë më e thjështë, dhe potencialisht më e madhe se projektet e tjera në këtë hapësirë, luteni të lexoni këtë shqyrtim, FAQ, udhërrëfyes, ose… vetëm shikoni në këtë shpjegim dhjetë faqesh të percloud në Slideshare!

Cfarë më duhet mua dhe cfarë ju perfitoni

Pjesa më e vështirë e këtij projekti është të hulumtohet dhe dokumentohet si duhet, me detaje të mjaftueshme (shih udhërrëfyesin për më shumë):

  • Cilat vegla nga Softueri i lirë do të duhej të përdoreshin, dhe pse

  • Specifikimi i dizajnit për (ato pak) pjesët që do të duhej bërë vetëm për këtë projekt

  • Si të ndërtohet dhe mirëmbahet

Unë mund ta bëjë këtë në rreth katër muaj, por vetëm nëse më lejohet, pra nëse më sigurohen fondet, që të punoj me thuajse orar të plot në këtë. Kjo, kur të merren në konsiderate taksat dhe kostoja e jetesës në Itali, plus (ndoshta) shpenzimet e të udhëtuarit, është prej nga figura prej rreth 16 mij eurosh vjen. Nese më jepen paratë (dhe nuk më jepet asgjë nëse nuk arihet caku!) ju do të perfitoni, jo më larg se katër muaj pasi të më sigurohen fondet, specifikimin komplet, së bashku me një liçencë të lirë dhe të hapur për komente. Në atë moment, fondet për fazat e mëtutjeshme nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë problem. Prap, për më shumë detaje luteni të shihni shqyrtimin, FAQ, dhe udherrefyesin.

Ndikimi

Sikur ta benim këtë realitet, përfundimisht do t’ia jepnim një alternativë shumë njërëzve që shfrytëzojnë ueb servise të centralizuar përkundër se janë në dijeni se sa kufizues, jetëshkurtë, dhe kundër privatesise së tyre janë ato, por i shfrytëzojnë vetëm për shkak se nuk ka ndonjë alternativë tjetër që është poaq e lehtë për përdorim. Dhe meqë cdo gjë, që nga specifikimet e deri tek softueri, do të jetë e siguruar me licenca të lira, secili do të jetë në gjendje që ta adoptoj sistemin karshi nevojave të veta dhe/ose ta ekzekutoj at ë në cilindo kompjuter të dëshiroj.

Mënyrat tjera si mund të ndihmoni

Nëse nuk mund të kontribuoni në këtë projekt, nuk ka problem por luteni:

  • Të shpërndani fjalën sa më shumë që të jetë e mundshme, madje edhe duke përdorur veglat e Indiegogo për shpërndarje

  • Më tregoni për opinionet tuaja